Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re, përveç mbështetjes së 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nagavci: Do të kemi një qeveri legjitime
“Ju e pat që edhe për votimit e zotëri Konjufca si kryetar i kuvendit kishim 69 vota. Të gjitha minoritet jo shumicë jo serbe, përveç grupit të LVV- së me 58 deputetë do të mbështesin edhe qeverinë. Besoj që për pak kohë do të kemi edhe një qeveri legjitime”, ka thënë ajo.
Nagavci nuk e ka komentuar votën e Xhavit Halitit të PDK-së për Glauk Konjufcën me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, por tha se i njëjti me kompetencë do të ushtrojë këtë detyrë.
Ndërkaq, e pyetur se kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, ajo tha se ende nuk dihet se kur ajo mund të mbahet.
Nagavci: Nuk e di se kur do të mbahet seanca për presidentin
“Nuk e di se kur do të mbahet seanca. Ne do të shfrytëzojmë kohën që kemi në dispozicion në mënyre që të mos krijohet asnjë vakum institucional. Sepse e dimë që 5 maji është data e fundit. Aktualisht tani presidenti në detyrë zotëri Konjufca e konsumon afatin kushtetues për të ushtruar detyrën”, ka thënë ajo.