×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje të dialogut social. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se kontratat kolektive nuk mund të negociohen në kohë të fushatave elektorale e se rritja e pagave tashmë ka ndodhur.

    Ministrja Nagavci tha se dialogu social mes MASHT-it dhe SBASHK-ut nuk ka munguar asnjëherë. Ajo shtoi se janë të gatshëm si ministri për një dialog të mirëfillit për bashkëpunim konstruktiv, por theksoi se dialogu nuk nënkupton imponim të kërkesave, apo përfillje të kërkesave të vetëm njëres palë.

    “Në këtë pikë është e rëndësishme të përmendim që një ndër kërkesat e vazhdueshme përfshirë edhe kërkesen për të cilën u bë grevë para dy viteve, ka qenë rritjae pagave. Dhe nëse e shohim gjendjen aktuale të pagave në sektorin e arsimit, ka një rritje të dukshme që nga marrja e mandatit e deri më sot. Pra njëra nga kërkesat, që ka të bëjë me rritjen e pagave është pothuajse e përmbushur”, tha ajo në “RTK Prime”.

    “Dhe kërkesa tjetër që ka të bëjë me kontratën kolektive, është një gjë të cilën ia kemi bërë të qartë kryesisë së SBASHK-ut, kontatat kolektive të lidhura tradicionalisht së paku në vitet e fundit, janë lidhur në kohë të fushatave zgjedhore, dhe janë bërë pa respektuar legjislacionin në fuqi, pa u bërë asnjë analizë financiare dhe pa u dhënë miratimi nga Ministria e Financave gjë që ka rezultuar me dëmtim të buxhetit”, shtoi ministrja Nagavci.

    Duke folur për rezultat në arsim, Nagavci tha se janë të vetëdijshëm se duhet akoma edhe shumë punë për përmirësimin e rezultateve.

    Lidhur me takimin e djeshëm me SBASH-un që u quajt takim i dështuar, ministrja Nagavci tha se e kanë njoftuar edhe këtë sindikatë, se në këtë kohë të parafushatës elektorale nuk mund të zhvillohen diskutime për kontratën kolektive.

    “Kontratat kolektive duhet të diskutohen në forum më të gjërë, në Këshillin Ekonomik Social bashkë me BSPK-në, sepse krahas kërkesave që ia vlenë të shqyrtohen për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve, janë edhe sektorët tjerë të cilët kanë pasë kontrata edhe në të kaluarën, si Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë etj”, tha ministrja e Arsimit.

    E pyetur se pse nuk është arritur të realizohet një kontratë kolektive e re që nga viti 2022, Nagavci tha se në këtë punë duhet të jenë të përfshiera të gjitha palët dhe duhet të jetë një diskutim që çon përpara edhe rrijen e cilësisë, krahas me përmirësimin e kushteve për mësimdhënësve.

    “Diskutimi do të bëhet në qeverinë e radhës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndërmarë të gjitha aktivitetet e veprimet në mënyrë që marrëveshjet që lidhen të kenë legjitimitet të plotë, arsyeshmëri të plotë dhe të kenë mbulesën e duhur financiare e jo në mënyrë të njëanshme”, tha ajo.

    Lidhur me drafin e SBASH-ut, ajo tha se ka shumë kërkesa të cilat bien ndesh me legjislacionin në fuqi.

    Duke folur për paralajmërimet e Sindikatës së Arsimit për greva, ministrja Nagavci theksoi se diskutimet e tilla të SBASHK-ut nuk i kontribuojnë arritjes së qëllimit të tyre dhe se të gjitha vendimet e Ministrisë së Arsimit janë të mirëmenduara në shërbim të përmirësimit të cilësisë në arsim.

    Mes tjerash, në ‘RTK Prime’, ministrja Nagavci informoi se sot është hapur thirrja për mësimdhenësit që dëshirojnë të aplikojnë për licensën e avancuar, dhe siç tha ajo, ata që do të përmbyllin me sukses këtë proces do të kenë edhe shtesën për përformancën, që do të jetë më shumë se vlera e një koeficienti të pagës së mësimdhënësit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët e bizneset tash e disa ditë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, ka thënë se bashkëpunimi që ai ka pasur me qytetarët e Malishevës, ka...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.