×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Klasa e stërvjetruar e LDK-së është në panik

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Arbërie Nagavci po cilëson se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në panik.
    Kjo pasi që sipas saj LDK është e vetëdijshme se ata do të ndëshkohen nga qytetarët, shkruan lajmi.net.
    “Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.“Ndërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet”, ka shkruar ajo.Postimi i plotë:Klasa e stërvjetruar politike e LDK-së në panik.Të vetëdijshëm për ndëshkimin që do të marrin nga qytetarët për tradhëtinë e tyre, shefi i LDK-së, zt. Isa Mustafa dhe kandidati për Kryeministër nga kjo parti, zt.Hoti janë në panik dhe andaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet s’i besojnë.Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa OsmaniNdërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet.E dimë se po të pyeteshit ju e ata sikurse ju edhe do të bënit çmos që pushtetin ta mbanit për vete, për privilegje e përfitime. Fundja këtë e pamë me 25 mars kur rrëzuat Qeverinë legjitime Kurti për të uzurpuar pushtetin, por koha juaj ka përfunduar.Ju s’keni as kapacitet e s’do keni më asnjëherë mundësi të tradhtoni vullnetin e qytetarëve, sepse më s’ju beson askush.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në Kosovë. E deri në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.