Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Nagavci e cila në legjislaturën e kaluar kishte pozitën e nënkryetares së Kuvendit është pyetur nëse ajo do të propozohet këtë legjislaturë për kryeparlamentare.
E njëjta nuk e mohoi këtë mundësi, duke shtuar se Vetëvendosje është duke shqyrtuar pozicionet se ajo e të tjerët do të emërohen aty ku konsiderohen se kontribuojnë më shumë.
“Në Lëvizje jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, nuk është se e kemi vendosur se kush do të jetë, unë do të jemi aty ku konsiderohet se mund të kontribuojmë më shumë. Ekipi i LVV-së do të jetë shumë profesionist me persona kompetentë në të gjitha pozitat”, ka thënë Nagavci.