-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naftëtarëve u caktohet sërish marzha e fitimit

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të hënën në mbrëmje për marrjen e vendimit për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës së përdorshme në transport.

    Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se vendimi “është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës”.

    Vendimi përcakton:

    – marzhë tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe

    – marzhë tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër

    Sipas njoftimit, vendimi i detyron subjektet të furnizohen me produkte e të ofrojnë për shitje produkte të naftës pa ndërprerje. Po ashtu vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese.

    “Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Aktualisht një litër naftë dhe benzinë kushton prej 1.2 deri 1.3 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Prej më shumë se pesë vjetësh, procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës është bllokuar. Edhe pse ka vende të lira në...
    Lajme28 Prill 2025
    E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, dje ka bërë homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur....
    Lajme28 Prill 2025
    Avokati i Popullit i ka bërë sërish kërkesë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të fillojë kompensimin e qytetarëve për energjinë elektrike...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Dje dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk mori...
    Lajme28 Prill 2025
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi se rritja e energjisë rrit inflacionin, varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në...
    Lajme28 Prill 2025
     Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është deklaruar për “Front Online” pas pezullimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore nga Gjykata Kushtetuese, duke kujtuar...
    Lajme28 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë. Të dhënat e...
    Lajme28 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”. Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëluftëtari...
    Lajme28 Prill 2025
    Disa herë kishin premtuar se gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2” do të filloj së zbatuari Ligji për Sigurime Shëndetësore, madje kishin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.