Teologu shqiptar, Elvis Naçi, është përfshirë në debatin e fundit, pas vrasjeve të tre qytetarëve francez ditë më parë.
Naçi i ka quajtur kriminelë dhe mashtrues, të gjithë ata që vrasin në emrin e Profestit Muhamed.
“Kush vret në emrin e Profetit Muhamed kur e din që vetë Profeti Muhamed i fali armiqtë e tij është thjeshtë një kriminel, mashtrus dhe mbi të gjitha i përdorur për të dëmtuar Islamin dhe Muslimanët! Xhuma të begatë. Amin”, ka shkruar Naçi.