Një grua me emrin, Lumie Karaxha, e cila vjen nga Komuna e Suharekës dhe e martuar në fshatin Peqan, ka denoncuar publikisht ish-burrin e saj për dhunë në familje.
E ftuar në ATV, ajo ka shpjeguar se ai “e kishte kapur për fyti” dhe tentoi ta vriste djalin e saj. Ndër të tjera, ajo tha se i dyshuari ka tentuar t’i fusë me zor në veturë duke i kapur për flokë dhe fyti, por janë shpëtuar nga komshinjtë.
Ajo tregoi se me burrin që po dyshohet për dhunë në familje ishte martuar pa lejen e familjes dhe se nuk flet tash e disa vite me vëllezërit e saj.
Megjithatë shton se nuk e ka mbështetjen e vëllezërve, por se i dyshuari i tha se e ka kërcënuar atë më vrasje të saj apo të familjarëve të vet nëse nuk e heq akuzën në polici.
Mes tjerash, ajo tha se i është refuzuar nga ankesa nga Komuna e Suharekës, kurse u shpreh se ka qëndruar disa javë në strehimore.
”Jetoj me qira me djalin 8 vjeçar”, tregoi ajo teksa qante.
Pas këtij raportimi, ka reaguar Policia e Kosovës që ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin.
Personit të dyshuar për dhunë në familje i është vazhduar arresti shtëpiak.
“Policia ka nisur hetimet, është identifikuar se personi i dyshimtë është person i njohur për policin, kundër të njëjtit janë hapë dy raste për dhunë në familje më herët. Fotografit e dërguara nga media janë foto të rastit të raportuar më parë , konkretisht të rastit të raportuar me datë 25 Shator 2022 , ndërsa kanosja që shihet në video incizim dyshohet se ka ndodhur në muajin Mars të këtij viti”, njoftoi Policia me anë të një komunikate për media.