×
  • Lajme
  • Lajme

    Mytaher Haskuka: Prizreni duhet të dalë tashmë nga karantina

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se komuna që ai drejton duhet të dalë nga karantina, për shkak se numri i të infektuarve me COVID-19 ka rënë.

    “Në Prizren në dy javët e fundit kemi pasë vetëm 19 raste që në përgjithësi mendoj se është shumë, por në krahasim me shumë komuna të tjera renditemi komuna e pestë ose e gjashtë me numrin e rasteve. Prizreni është qyteti i dytë në Kosovë me numrin e banorëve, derisa prej fillimit të pandemisë kemi diku rreth 3,5 persona të infektuar për 1000 banorë dhe me këtë shifër jemi ndër komunat me më së paku të infektuar në krahasim me numrin e banorëve. Me këtë, mendoj se Prizreni duhet të dalë tanimë nga karantina”.

    “Në aspektin zyrtar nuk kam bërë kërkesë që Prizreni të dalë nga karantina, por në takimin me kryetarët e komunave e kam potencuar këtë çështje ashtu si edhe në takimin që e kam pasë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj kur ka qenë këtu. Në ditët në vijim do të dërgoj edhe shkresë zyrtare”.

    “Kemi numër të lartë të personave të infektuar, por duke e marrë parasysh që në dy javët e fundit kemi vetëm 19 persona mendoj që duhet proporcionalisht me numrin e rasteve aktive të merren masa, prandaj ndalimi i lëvizjes nga ora 22:30 nuk është masa adekuate për Komunën e Prizrenit”.

    Haskuka në Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si është planifikuar që të fillojë mësimi nga 1 shtatori në shkollat e Prizrenit dhe në fshatrat e tij.

    “Ne kemi krijuar Task-Forcë që po analizon situatën në secilën shkollë në komunën e Prizrenit. Prizreni ka 76 fshatra dhe 56 shkolla me paralele të ndara, prandaj për secilën shkollë, fshat dhe lagje të qytetit duhet të mendojmë ndryshe”.

    “Ne jemi për sistem të kombinuar ku po e zëmë në fshatrat ku ka pak nxënës dhe ku ka ambient të mjaftueshëm për mësim mendoj se do të vazhdojmë me mësimin e rregullt, sepse në aspektin e kualitetit të arsimit mësimi në distancë ka krijuar probleme sidomos te nxënësit e klasës së parë, klasës së gjashtë dhe ata të vitit të parë të shkollës së mesme”.

    “Në qytet në disa shkolla kemi numër shumë të lartë të nxënësve ku mund të ketë grumbullim mbi 1000 nxënës mendoj se do të shkojmë me opsionin që vetëm klasat e para, të dyta dhe të gjashta të fillojnë mësimin – ku do të shikojmë mundësinë që të ndahet klasa në dy pjesë nëse ka shumë nxënës dhe me minutazhë të reduktuar të mësimit. Ne jemi për opsionin që nxënësit edhe nëse mbahet mësimi në distancë të takohen me mësimdhënësit një herë në javë”.

    Ai ka thënë se Prizreni – që njihet për turizëm – është qyteti më i goditur nga pandemia në anën ekonomike.

    “Sivjet pandemia e ka goditur Prizrenin më së shumti nga të gjitha qytetet, sepse Prizreni është qytet i turizmit. Numri i vizitorëve ka qenë gjithmonë shumë i lartë gjatë vikendit, por edhe gjatë ditëve të javës. Pandemia, mungesa e lëvizjes së lirë, mosardhja e diasporës dhe ndalimi i aktiviteteve kulturore ka ndikuar që të kemi shumë pak turisë. Gjendja e hotelerisë është shumë e keqe, derisa ne po mundohemi të shohim mundësitë se si t’i ndihmojmë më shumë”.

    “Edhe ‘Dokufesti’ është duke u zhvilluar online, sepse nuk mund të ketë grumbullime të njerëzve në vendet ku janë shfaqur filmat në vitet e kaluara. Vitin e kaluar ka qenë një hulumtim për kohën e ‘Dokufest’ sipas të cilit Prizreni ka pasë 10 milionë të ardhura brenda 10 ditëve sa është mbajtur ‘Dokufesti’ që këtë vit nuk i kemi”.

    Haskuka ka thënë se nuk ka krizë politike në qeverisjen e Prizrenit, ndonëse partnerët e koalicionit janë larguar dhe ai po qeveris i vetëm.

    “Momentalisht qeverisja në komunë nuk varet aq shumë nga asambleja. Disa vendime të rëndësishme duhet të kalohen nga Asambleja Komunale, por momentalisht jemi duke qeverisur vetë me disa parti të komuniteteve në qeverisje. Nuk kemi problem të veçantë. Do të kemi buxhetin ku unë kam caktuar takim me të gjitha grupet parlamentare javën e ardhshme ku do të kërkojë sugjerimet e tyre, pasi buxheti nuk është personal, por i gjithë komunës”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.