×
  • Lajme
  • Lajme

    Mytaher Haskuka për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Është versioni origjinal i tij, jo kopje

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Shtatoret e dy heronjve kombëtar Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të vendosura më 28 nëntor në Prizren kanë shkaktuar debate të shumta.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale por edhe kritikë arti, i kanë cilësuar ato me standarde tepër të ulëta, duke shtuar se është tjetërsuar figura origjinale e tyre. Në lidhje me këto dinamika, reagoi edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

    Ai tha se nuk mban përgjegjësi për statujën e Adem Jasharit, pasi ajo është vendosur në një biznes privat, ndërsa për statujën e Skënderbeut, ai tha se është vendosur nga një donacion i diasporës.

    Haskuka theksoi se krijuesi i shtatores së Skënderbeut, i ka transmetuar se Skënderbeu është paraqitur në një moshë të re dhe jo në moshë pak më të thyer siç jemi mësuar ta shohim.

    Sipas Haskukës monumenti i realizuar është ai origjinali dhe jo kopje.

    “(Shtatorja e Adem Jasharit) është vendosur nga një biznes privat dhe ne nuk kemi pasur dijeni’, tha Haskuka në TopChannel.

    “Për Skënderbeun Komuna e Prizrenit ka kaluar një kërkesë të një fushate nga diaspora, ne kemi siguruar vendin, piedestalin dhe maketën. Adem Jasharin nuk e kam parë dhe nuk kam pasur dijeni. Skënderbeu është një punim origjinal, ndryshe, nga autorët dhe shoqata jam informuar se është një version i versionit të ri, e jo siç e kemi parë tek të tjerët që është i moshuar”, thotë Haskuka.

    “Tek monumenti që kam parë në rrjete sociale për Adem Jasharin ka probleme në proporcione, por prapë se prapë janë shprehje artistike që ata mund të shprehen. Në aspektin e artit dhe të shtatoreve nuk kam dijeni”, shprehet Haskuka.

    “Ajo e Skënderbeut është origjinale dhe jo kopje. Njëtrajtësimi dhe shprehja e vetëm një figure e Skënderbeut nuk është diçka që të gjithë duhet të bëjnë. Ka interpretime të ndryshme për Skënderbeun. Nuk pajtohem, sepse skulptura në fjalë nuk është në atë nivel, por unë kam parë në media sociale që janë disa deformime, nëpërmjet programeve kompjuterike. Unë kam parë fotografi të tilla që qarkullojnë në rrjete. Këto janë për të krijuar debat. Edhe unë kam mendime kritike por në përgjithësi nuk është ashtu siç është paraqitur në media. Është shprehja e artistit dhe ne jemi falënderues për atë që kanë bërë”, tha Haskuka.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme. Haxhiu ka theksuar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i NISMA për deputet Zafir Berisha ka reaguar pasi që kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë ditës së hënë se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, tha se bashkëpunimi...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Pas pak pritet të fillojë mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut. Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e priti me ceremoni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.