×
  • Sport
  • Sport

    Mysafirët u obliguan t’i hiqnin telefonat në dasmën e vajzës së Schumacherit

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Michael Schumacher është në gjendje jo të mirë shëndetësore qe më shumë se një dekadë pas një aksidentit që e kishte pësuar derisa ishte duke skijuar në alpe.

    Familja e legjendës së Formula 1 e ka mbajtur në sekret të plotë gjendjen e tij fizike.

    E së fundmi, ish-pilotit gjerman iu martua vajza, Gina, njofton tabloidi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

    Ajo i dha fund beqarisë në fundjavën që shkoi në Mallorca dhe u martua me të dashurin e saj, Iain Bethke, ndërsa dasma u mbajt në vilën luksozë që e ka familja Schumacher, të cilën e bleu nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

    Gjithnjë sipas mediumit gjerman, në organizimin e festës morën pjesë një numër i madh njerëzish, të cilët para se të mbërrinin në vile duhej t’i hiqnin telefonat celularë, në mënyrë që të mos fotografonin aksidentalisht diçka në dasmë.

    “Bild” gjithashtu spekulon se Michael Schumacher u shfaq në festë, por nuk ishte në kopsht mes të ftuarve.

    “Ishte vërtet i pranishëm Schumi në dasmë të shtunën? Ka mundësi. Madje është shumë e mundur. Mirëpo, nuk ishte në kopsht, ku kishte të ftuar të tjerë, disa prej së cilëve pa dyshim se nuk i përkisnin rrethit më të afërt dhe më të besuar familjar’, shkruan tabloidi gjerman.

    Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë duke skijuar në vitin 2013, dhe që atëherë shumë pak dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë...
    Sport01 Tetor 2024
    Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza do të...
    Sport01 Tetor 2024
    Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ku nuk munguan spektakli e as paraqitjet e...
    Të tjera
    Vip01 Tetor 2024
    Enisa Nikaj është shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn. Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së  Armend Zemaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave. Përmes një postimi në Facebook, ai ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, e ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup, Eman Rrahmani dhe Visar...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës   është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik ku...
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në Gjermani. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes e 2023-tën në lokalin “Bon Vivant”, ka filluar ta jap dëshminë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.