×
  • Sport
  • Sport

    Myles, heroi i Prizrenit

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës pas vazhdimeve 112:111 (27:21, 34:24, 23:34, 15:20, 12:11), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 1:1, ku hero ishte Divine Myles me tre pikë në sekondat e fundit.

    Ndeshja ishte shumë interesante, me aksione të bukura dhe dramë deri në fund, ku fituesi u vendos vetëm në sirenën e fundit, përcjell FrontOnline.

    Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 27:21.

    Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arritën epërsinë më të lartë, 53:33, kurse pjesa e parë përfundon 61:45.

    Peja nuk dorëzohet dhe e nis fuqishëm periudhën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve në vetëm dy pikë, 79:77, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 84:79.

    10 minutat e fundit ishin shumë dramatik dhe rezultati ishte i barabartë.

    Vetëm 43 sekonda nga fundi Myles shënon për 99:97, por Brandon Wlaters nuk iu dridh dora dhe barazon shifrat, duke shkuar në vazhdime.

    Edhe në vazhdime ishte lojë shumë interesante. Dardan Berisha shënon dy gjuajtje të lira për 109:111, kur kishin mbetur vetëm edhe katër sekonda. E, në aksionin e fundit, Myles shënon për tre pikë dhe Prizreni fiton e feston.

    Te Prizreni u dalluan Divine Myles me 33 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, Këame Vaughn me 25 pikë e 9 kërcime, Landon Taliaferro me 28 pikë e 6 kërcime dhe Josh Martin me 15 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 43 pikë, Brandon Walters me 23 pikë e 11 kërcime, Aj Walton me 20 pikë, 10 kërcime e 13 asistime dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 11 kërcime.

    Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Pejë, derisa skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.