Të hënën në fshatin Muzeqinë të Shtimes një person ka raportuar se dikush është ndalur me veturë dhe ia ka thyer xhamat e furgonit para punëtorisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka ndaluar veturën dhe me një shkop druri i ka dëmtuar dyert dhe xhamat e furgonit që ishte i parkuar para punëtorisë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.