×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: VV kërkon anulimin e votave me postë për LDK-në se nuk u pëlqen rezultati – përfaqësuesit e tyre manipuluan votat e diasporës

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur integritetin e votës së saj, brenda dhe jashtë vendit. Mustafa shprehet se nuk do të lejojnë që “që vullneti politik dhe demokratik i mërgatës të cenohet sa herë që rezultati zgjedhor nuk përputhet me interesat e Vetëvendosjes”.

    Ai tha se Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për LDK-në, “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.

    Sipas tij, “përfaqësuesit politikë të kësaj partie, të emëruar nëpër ambasada dhe konsullata, janë ata që kanë ndërhyrë dhe manipuluar votat e diasporës në zyra e korridore. Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar. Për më tepër, ka prova të shumta mbi vetë-inkriminimin publik të aktivistëve të Vetëvendosjes në mbushjen masive të fletëvotimeve të mërgatës. Nëse duhet të shqyrtohet anulimi i ndonjë vote për shkak të parregullsive, pikërisht këto raste duhet të jenë objekt i një hetimi të plotë dhe të paanshëm”.

    Si shton se “Lidhja Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur integritetin e votës së saj, brenda dhe jashtë vendit”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Protesta para Komunës së Koçanit ka eskaluar para pak çastesh, ku një grup qytetarësh, të cilët kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë e fundit...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ambasada e Shqipërisë në Francë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është gjetur kosovarja 15-vjeçare e zhdukur në Strasburg. Në...
    Lajme17 Mars 2025
    Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Për vdekjen e tij,...
    Lajme17 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Zyra e Kryeministrit tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen për “hapat drejt formimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.