×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa uron Vitin e Ri 2021: Elektorati i LDK’së të jetë i bashkuar në zgjedhjet që po vijnë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri 2021 dhe ka bërë thirrje që elektorati i LDK’së të jetë i bashkuar që të dalin fuqishëm në zgjedhje.

    “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’iu uroj festën e Vitit të Ri 2021. Viti që po e lëmë pas ishte një vit i rëndë për të gjithë ne, kohë krize e pandemisë globale Covid-19 e cila kaploi edhe Kosovën. Ky vit që po përfundon sonte, është periudha më e vështirë sociale, ekonomike e psikologjike për shtetin dhe qytetarët tonë, ngase pandemia bëri që vendi të izolohej dhe shumë njerëz të mbesin pa punë. Lidhja Demokratike e Kosovës, nën qeverisjen e saj nga qershori, është zotuar dhe ka qëndruar afër qytetarëve dhe bizneseve të prekura nga ndikimi i koronavirusit, duke iu ndihmuar me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Si kryetar i LDK-së, do të mbes i përkushtuar që në vitin 2021, të jemi të bashkuar dhe unik, ngase vetëm kështu jemi më të fortë përballe sfidave që na presin”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka thënë poashtu që elektorati i LDK’së duhet të jetë i bashkuar në zgjedhjet që po vijnë.

    “Qytetarë të nderuar, viti 2021 do të jetë shumë sfidues, zgjedhjet që po vijnë duhet të na gjejnë të përkushtuar si elektorat i LDK-së në mënyrë që të dalim sa më të fuqishëm në këtë proces zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë përherë e angazhuar për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, pavarësisht pozicionit politik si pozitë apo si opozitë, misioni ynë historik është i qartë, zhvillimi dhe konsolidimi i vendit tonë. Më dëshirën që viti 2021 të sjell dashuri, shëndet e harmoni në familjet tuaja, urime për shumë mote. Gëzuar 2021!” ka thënë Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike. Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë....
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.