Besian Mustafa ka folur pas takimi të kryetari të ri të LDK’së, Lumir Abdixhiku më deputetë e zgjedhur nga partia e tij.
Mustafa tha se takimi ishtë konsultativ për të diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit, që do të mbahet të hënën.
“Atëherë sot kryetari Abdixhiku ka mbajtë takim konsultativ për diskutuar procesin e seancës së Kuvendit që do të mbahet të hënën”, tha Mustafa para gazetarëve.
Ai po ashtu tha se Abdixhiku do të takohet të premten me kryetarin e VV’së, Albin Kurti dhe me Vjosa Osmanin.
Mustafa nuk u përgjigj nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për president.