×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: T’i mbështesim njerëzit tanë në Speciale, s’brengosem

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Shefi i partisë më të madhe në vend, Isa Mustafa, nuk është fare i interesuar kush po ka qejf të bëhet President i ri i vendit. Derisa Ramush Haradinaj po vetofrohet për Shef të Shtetit, e Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së Presidentit, Mustafa ka fokusin krejt diku tjetër

    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka deklaruar se momentalisht është e rëndësishme mbështetja ndaj atyre që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale.

    Mustafa thotë se duhet bërë një plaftormë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të UÇK’së dhe për të rikujtuar krimet e Serbisë në Kosovë.

    “Jam i gatshëm që në këtë kohë të bisedoj me të gjithë, se si të organizohemi e ti mbështesim njerëzit tanë që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale, të kujdesemi për mbrojtjen e tyre, sepse ata tani janë vetëm të dyshuar ndërkaq vetëm procesi gjyqësor mund të vërtetojë fajësinë e tyre, të bëjmë një platformë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së dhe krimet e kryera serbe në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

    I pyetur për deklaratat e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëse nuk bëhet ai President, duhet të shkohet në zgjedhje, Mustafa thotë se nuk është aspak i brengosur se kush ka qejf të bëhet President i vendit.

    “Fare nuk jam aktualisht i brengosur se kush ka qejf të bëhet President i Kosovës apo të lozë rolin e Presidentit. Jam i brengosur për situatën e rëndë dhe të trishtë në të cilën ndodhemi dhe për nevojën që të bëhemi bashkë në interes të vendit”, ka thënë Mustafa.

    I pari i LDK’së ka deklaruar se ka biseduar në telefon me kryetarin e ri të PDK’së, Enver Hoxhajn.

    Ai thotë se me Hoxhajn nuk kanë biseduar për postin e Presidentit.

    “Nuk jam takuar me z. Enver Hoxhaj. Kam biseduar në telefon me te për situatën e krijuar. Nuk kemi biseduar për President dhe as për qeverisje”, ka deklaruar Mustafa.

    Të enjten e kaluar, Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje duke u larguar për në Hagë ku do të përballet me akuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale. Atje shkoi edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

    Ndërkohë, në Kosovë, ushtruese e detyrës së Presidentes është bërë Vjosa Osmani, një përkrahëse e Kurtit, e cila ka favorizuar qëndrimet e Vetëvendosjes prej se është prishur koalicioni LDK-VV.

    Në këtë situatë, Ramush Haradinaj, në çdo paraqitje publike, po vetofrohet për pozitën e presidentit dhe po kërcënon se nëse nuk bëhet Shef i Shtetit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    Isa Mustafa, ditë më parë, nuk kishte mohuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja nëse nuk merren vesh për emrin e Presidentit. Madje, kishte thënë se bazuar në fuqinë politike, PDK’së mund t’i takojë Presidenti pasi LDK ka kryeministrin ndërsa Vetëvendosje e ka Kryetarin e Parlamentit.

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, nuk dihet nëse do të provokojë mundësinë që ta çojë vendin në zgjedhje ashtu siç kishte kërkuar vazhdimisht prej kohës kur Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministrit.

    Osmani mund të mbajë vetëm gjashtë muaj pozitën e Shefes së Shtetit, kohë kjo kur duhet të përfundojnë procedurat e votimit të Presidentit të ri./

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.