Pavarësisht humbjes në Podujevë e sondazheve të ndryshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se nuk i frikësohen zgjedhjeve të reja qendrore.
Ai thotë se janë të gatshëm kurdo herë të matën me Kurtin.
“Në asnjë rast nuk i frikësohemi zgjedhjeve. Në çdo moment jemi të gatshëm të matemi me Albin Kurtin. Ne jemi subjekte politike. Nuk e vë në pikëpyetje përkrahjen e VV-së. Por nuk e vë në diskutim që edhe LDK-ja ta rikthejë besimin. Pa marrë pararysh si dalim në sondazhe, jemi të gatshëm për zgjedhje, nëse nuk gjejmë zgjidhje”, theksoi ai në Rubikon.