Isa Mustafa, ka thënë se nëse nuk gjendet një zgjidhje për presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ai këto deklarata i bëri në Rubikon të Klan Kosova, ku tha se kolaicioni nuk ka votat e mjaftueshme që i sigurojnë të ketë një kandidat për president.
Mustafa tutje ka thënë se duhet të shohim të bisedojmë edhe me partitë opozitare, për të parë se si të dilet nga kjo situatë ndonëse nuk ka specifikuar një datë se kur do të mund të niste bisedimet me këto parti.
Sa i përket të kandidimit të Ramush Haradinajt për President, ai ka thënë se ky është kandidim i partisë së tij, por se koalicioni nuk ka një qëndrim unanim rreth këtij kandidimi.
“Koalicioni akoma nuk ka kandidat të të përbashkët për postin e presidentit”, tha Mustafa.
Ai ka mohuar se LDK-ja e do këtë post.