×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se koalicioni me VV i mundshëm, pret certifikimin e rezultateve

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.

    Në një përgjigje me shkrim për Express, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.

    “… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.

    Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.

    Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.

    “Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.

    Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.

    “Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa të dielën për Express.

    Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

    Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.

    Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor.

    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aktualisht nuk sheh rrezik të ndonjë sulmi rus në territorin e aleancës,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Gjilanin, ku ka premtuar se do të mbështes bizneset dhe punëtorët. Ai premton...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e KF Llapit. Këtë gjë e bëri të ditur vet ai përmes një njoftimi në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother Vip Kosova 3 po vazhdojnë të befasojnë çdo ditë, jo për njohuritë e tyre, por për mungesën e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Për shkak të reshjeve të dëborës në disa zona malore të Shqipërisë dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.