×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa tha se Osmani duhet të merret me punët e shtëpisë, i reagon Meta: Merru me nipat e mbesat

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Ish deputeti i listës “Guxo”, Burim Meta, ka dal me një reagim kundër Isa Mustafës, pasi ky i fundit u shpreh se Osmani duhet “të heqë dorë nga shëtitjet dhe të merret me punët e shtëpisë”.

    Meta në “Facebook” ka shkruar se Isa Mustafa, sipas tij është një ish-kryeministër që turpëron veten sa herë hap gojën.

    Ai tha se Mustafa ka mbajtur pushtetin duke shkelur interesin e shtetit

    “Njeriu që me mashtrim mbajti pushtetin duke shkelur interesin e shtetit, sot ka guximin të quajë “shetitje” diskutimin për Kosovën që Presidentja pati me Presidentin Trump (dhe rreth 30 liderë tjerë shtetëror) dhe vizitat shtetërore në Finlandë me ftesë zyrtare të Presidentit të atij vendi, apo në Selinë e Shenjtë në nderim të Papa Françeskut.Është turp i madh për një ish-kryeministër – të katapultuar në atë pozitë përmes tradhëtisë ndaj votuesve – të përçmojë përfaqësimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thjesht sepse nuk është më vetë në qendër të vëmendjes. Pikërisht udhëheqja e politikës së jashtme dinjitetshëm sic po e bënë Presidentja është mbrojtja e interesave të shtëpisë, por Isa Mustafa që kurrë s’qe në gjendje as të përfaqësojë si duhet shtetin e as të përballet me Serbinë si duhet, nuk e kupton këtë”, shkroi ai.

    Tutje ai i la një porosi Mustafës që të merret me nipat e mbesat.

    “Ky është i njëjti njeri që, me vendime të fshehta dhe kalkulime personale, kontribuoi në dobësimin e institucioneve, në izolimin ndërkombëtar dhe në humbjen e thellë të besimit të qytetarëve në shtet. Sot, kur Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 81% të qytetarëve për një mandat të dytë sipas IRI (Instituti Republikan Amerikan) e kur përfaqësues ndërkombëtar deri te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s na tregojnë sa respektohet Presidentja jonë në botë, Isa Mustafa nuk ka më as mbështetje publike, as dinjitet politik. Le të merret me nipat e mbesat, sepse çdo deklaratë e tij vetëm e kujton opinionin publik për dëmin që i ka bërë Kosovës”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar Osmanin sa i përket situates së krijuar në Kuvend.

    “Presidentja do duhej të punojë për të gjetur rrugëdalje. Situata, veçmas te zgjedhja e kryeparlamentarit, sa i përket zgjidhjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 mund të zvarritet në pafundësi. Nga kjo situatë dilet me zgjidhje politike e jo me norma juridike. S’mund të flas se cili është autoriteti i presidentes tek subjektet politike tani, duke e pasur parasysh se ajo ka qenë tepër e lidhur me VV-në deri në fund të vitit të kaluar. Por do duhej të heqë dorë nga shetitjet dhe të merret me punët e shtëpisë“, u shpreh Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mbajtur konferencë për media. Ajo para gazetarëve tha...
    Lajme22 Maj 2025
    Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i përket familjes evropiane. “Nuk ka rrugë të shkurtra...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës Në konferencën...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, këtë pasdite pritet të vijë në Kosovë për vizitën e saj zyrtare që e nisi...
    Lajme22 Maj 2025
    Janë bërë 26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës. Në nderim të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre në...
    Lajme22 Maj 2025
    Në seancën e 1 prilit 2025, avokati i palës së dëmtuar, Urim Vokshi, kishte propozuar që të mbyllet seanca për publikun, për shkak...
    Lajme22 Maj 2025
    U mbajt Forumi për Investime të Qëndrueshme, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.      ...
    Lajme22 Maj 2025
    Bitcoin ka arritur një nivel të ri historik, duke kaluar për herë të parë pragun prej 110,000 dollarësh për njësi, sipas të...
    Lajme22 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beograd është pyetur për kërkesën e Serbisë për themelimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.