Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se informatat nga terreni tregojnë se kjo parti ka mbështetje të madhe dhe po marrin përkrahje nga qytetarët.
“Kemi besim se do të dalim mirë, kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve, kandidatit tonë Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, sivjet ka qenë një fushatë e pazakontë që është zhvilluar nga studiot televizive.
“Kemi një fushatë diktatoriale, pasi që nga studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor. Sondazhet e kurdisura në studio televizive e kanë arritur pjesërisht efektin se dihet kush është fituese, dhe kjo ka ndikuar që VV-ja sot nuk del e t’ju tregoi qytetarëve programin e tyre, programin për zhvillim ekonomik, shëndetësinë… Asgjë nga këto nuk spejgohet për qytetarët. Vetëm e di se marshojnë, por askush nuk e dinë se cili do të jetë kursi i tyre”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.