Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se po flet paushall, sa i përket kapaciteteve të reja të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë çështje, Mustafa pyet Rizvanollin se ku janë këto kapacitete, që sipas tij nuk po shihen kërkund, njofton Klankosova.tv.
“Ministre, je ekonomiste bre, nuk ke nevojë me fol paushall. Ku janë kapacitetet e reja të energjisë elektrike që i ke ndërtuar për katër vjet? Ku janë? Përveç kontratave, vizioneve, projekteve, programeve, ideve e të tjera. A mundesh të na tregosh sa MË kapacitete të reja të energjisë elektrike prodhohen në këto katër vjet, dhe ku janë ato që nuk po i sheh kërkush. Lej letrat, në terren ku janë, se se ke asnjë ministre, asnjë”, tha Mustafa në Kuvend.