Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin e “prind 1 dhe 2”.
Ai në një prononcim për “Front Online” thotë se një gjë e tillë është e papranueshme.
Sipas tij, epiteti “nëna dhe babai” duhet të mbetet çdo herë.
Ai thotë se kjo nuk është e rregulluar me Ligj dhe s’duhet të ndodh.
“Është e papranueshme, prindi duhet të jetë siç ka qenë çdo herë nëna dhe babai e jo me numra sepse nuk e dimë cili ka rëndësi më shumë, që me vendos tek 1 e cilin te 2. Kodi Civil ende nuk ka kaluar dhe s’ka ende me gjininë e njëjtë prind në Kosovë dhe nuk duhet të jetë kjo ide se nuk është e rregulluar me ligj kjo”, u shpreh Mustafa për “Front Online”.
Prindi 1 dhe prindi 2/Tre deputetë dalin kundër, thonë se është e papranueshme