Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Arben Gashi.
Në një prononcim për medie i pari i LDK-së tha të kenë diskutuar për disa tema të brendshme partiake dhe të tjera si, Specialen e Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ka mohuar para gazetarëve të kenë diskutuar për postin e Presidentit dhe koalicionin e mundshëm me PDK-në.
“S`kemi pasur takim me deputetë. Isha vetëm me shefin e grupit parlamentar, Arben Gashi. Diskutuam për çështjet tona, për rimëkëmbjen ekonomike. Jo nuk kemi diskutuar për postin e presidentit. Kemi folur për organizimin e brendshëm, Gjykatën Speciale. Ne do të mundohemi të diskutojmë në një bazë më të gjerë që siguron pjesëmarrjen e deputetëve që të gjejmë zgjidhje për marrëveshje të mirë.S`po diskutojmë për koalicion me PDK”, u shpreh shkurt ai.