Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se pajtohet me kryeministrin Avdullah Hoti, se çështja e dialogut dhe Asociacionit është e përfunduar, raporton Front Online.
Ai është shprehur se kanë kërkuar që Asociacioni të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.
“Unë pajtohem me kryeministrin Hoti i cili ka deklaruar se çështja e dialogut dhe asociacionit është e përfunduar. Gjykata ka thënë se asociacioni duhet të bëhet sipas marrëveshjes së parë. Ne marrëveshjen e dytë kemi thënë se asociacioni duhet të themelohet sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ai në RTK.