Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa në një konferencë për medie, pas aksionit të sotëm policor në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, ka thënë se ai nuk do të ikë nga përgjegjësia që i takon dhe se ka ftuar organet e rendit që të kryejnë punë e tyre, duke iu ofruar kështu bashkëpunim të plotë.
Mustafa theksoi se nga kjo Agjanci ka shkarkuar pikërisht ish-kryeshefin për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tij.
“Në këtë drejtim në fillim të mandatit pas konfirmimit të aktakuzës nga prokurori i shtetit e kam shkakuar sekretarin dhe kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Nuk dua të përfitoj politikisht nga zhvillimet në AZHB“, ka thënë ai.
Ai tha se edhe në këtë rast kanë bashkëpunuar me organet e dretësisë.
“ Falenderoj organet e drejtësise për punën e tyre dhe do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë. Shpresoj që herimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit. Për më shumë detaje e keni dëgjuar prokurorin dhe nuk dua të komentojë. Të gjitha veprimet tona kanë qenë në koordinim me organet e shtetit“, deklaroi më tutje Mustafa.
I pyetur se a është aksioni me prapavije politike për shkak se është kryer në komunat që udhëhiqet mga LDK’ja, ai tha se ky rast nuk është aspak politik.
“Kjo cështje nuk është politike dhe e thash edhe më herët që nuk dua të komentojë. Ka qenë një aksion i organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.