×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin, shkojmë në zgjedhje

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka thënë se kjo parti nuk e ka asnjë problem që të shkohet në zgjedhje nëse nuk bëhet zgjidhje për presidentin e ri.

    “Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk e shoh që zgjedhjet ofrojnë zgjidhje për presidentin”, ka thënë Mustafa.

    Sa i përket një kandidati të LDK-së për president, Mustafa thotë se ata nuk mendojnë të dalin me një propozim të tillë pasi që e kanë kryeministrin.

    “Në rrethana të tilla është mirë të bisedohet haptas për president dhe të mos shkohet në zgjedhje, sepse edhe pas zgjedhjeve mundet që asnjë parti apo koalicion të mos i ketë 80 deputetë në Kuvend”, ka thënë kreu i LDK-së, në RTK.

    Sipas tij, dialogu me Serbinë dhe përmbyllja e tij i hap rrugën anëtarësimit të Kosovës në OKB.

    Duke folur për akuzat e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së, ai tha se ata e kanë krijuar një fetish nga Vjosa Osmani.

    “Ajo duhet tash të shpërfaqet meqe thotë se ka vota dhe t’I merr ato vota me listën e vet. Ata askush nuk e pengon në këtë rrugë”, ka thënë Mustafa.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë...
    Front TV09 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ajo e ka quajtur Kurtin demagog, dhe...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është të ‘heqë dorë nga...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Dy gra që thonë se janë përdhunuar, po ashtu dhe ngulfatur nga ndikuesi i diskutueshëm i mediave sociale, Andrew Tate, kanë folur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 9 shtator 2024 09:50- OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.