Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitën e ka vazhduar edhe në Xërxë të Rahovecit dhe Rogovë të Gjakovës, ku bashkëbisedoi me fermerët e kësaj zone dhe iu ofroi mbështetjen e dikasterit që drejton.
Ministri Mustafa ka thënë se edhe këto dy regjione kanë përfituar mjaftë shumë nga Ministria e Bujqësisë, si në formën e granteve dhe subvencioneve, por edhe do të vazhdojë që të rritet kjo përkrahje për këtë regjion.
“Po vazhdojmë vizitën tonë sot në Rogovë të Gjakovës, ku u takuam me bujq, fermerë, blegtorë, ku po ashtu bëmë një përmbledhje për të gjitha punët që kemi arritur t’i realizojmë gjatë vitit 2020, natyrisht duke mos anashkaluar edhe ato që nuk kemi arritur t’i përfundojmë brenda vitit, por që do të vazhdojmë t’i realizojmë gjatë vitit 2021”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë që temë diskutimi me fermerët e këtushëm ishin sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë.
Ai ka thënë se pagesat edhe për këta fermerë do të vazhdojnë nga fillimi i muajit shkurt.“Kryesisht tema diskutimi ishin sfidat gjatë pandemisë që u përballen ky sektor, në këtë regjion mjaftë të rëndësishëm për këtë sektor. Pagesat për pagesa direkte do të vazhdojnë që nga fillimi i muajit shkurt, një temë mjaftë e rëndësishme për këtë sektor, natyrisht duke rritur edhe cilësinë e kontrolles ne teren por edhe të aplikacioneve për grande dhe subvencione , por edhe duke rritur cilësinë e punë së gjithë ministrisë’”, ka thënë Mustafa.