Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mbajtja në paraburgim e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, ka qenë e panevojshme, raporton Front Online.
“Mbajtja në paraburgim ka qenë e panevojshme sepse ligji i përcakton rrethanat. Rugova nuk ka ikur nga Kosova. Ai ka shkuar vetë dhe nuk ka pasur asnjë arsye që të bëhet skandal e të thuhet se u arrestuar nënkryetari i LDK-së”, tha ai në RTK./Front Online/