×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe më e fuqishme

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 31-vjetorin e krijimit të partisë në të cilën ai udhëheq ka shkruar për situatën politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Në një shkrim në Facebook Mustafa thotë se Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

    “LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.  LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, thotë ai.

    “LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë i njejti./FrontOnline/

    https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2669124256732167

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Lajme22 Korrik 2025
    Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës. Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush...
    Lajme22 Korrik 2025
    Serbia ka arrestuar edhe një ish-ushtar të UÇK’së. Lulzim Halili nga Peja është arrestuar sot në një aksion të BIA’së serbe në...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    Lajme22 Korrik 2025
    LDK- Dega në Podujevë, ka publikuar një video të titulluar “fakte para propagandës”, e cila fillon me një deklaratë të dhënë në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.