Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se procesi i dialogut me Serbinë ka filluar për shkak të heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, raporton Front Online.
Ai ka thënë se Kosova ka përfituar më shumë duke hequr taksën.
“Ka filluar procesi i dialogut, dhe kjo është arrit duke hequr reciprocitetin dhe mendimin për heqjen e taksës dhe tarifave. Mendoj që kemi përfituar shumë më shumë se nëse ne do të vënim kufizime me Serbinë”, tha ai në RTK./Front Online