-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Grenell asnjëherë nuk kërkoi nga LDK-ja shkarkimin e Qeverisë Kurti 1

    FrontOnline
    11 Nëntor 2021

    Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se asnjëherë sa ka qenë kryetar i kësaj partie Richard Grenell, nuk ka kërkuar që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se e vetmja gjë që i është kërkuar atyre është heqja e tarifës e vënë nga Qeveria Haradinaj.

    Postimi it ij i plotë:

    Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA, LDK s’ka marrë porosi të tilla dhe afate.

    Z. Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe  dialogut.

    I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në.

    Z. Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit , kur e shkarkoi një ministër të LDK-së. Këtë e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria.

    Po habitem me mendjelehtësinë e interpretimit të 7 ditëve, pesë ditëve,  e ditëve të trilluara dhe analizave që po iu bëhen në publik. Këta njerëz ose nuk i njohin SHBA-të ose janë të sëmurë kundër SHBA-ve.

    I falem zotit që jam gjallë dhe shëndosh nga mendja, për të mos lejuar spërkatje të tilla ndaj LDK-së  dhe partneritetit me SHBA-të derisa unë isha kryetar i saj. IM

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka reaguar pasi Donika Gërvalla u votua kundër nga partitë e tjera politike. Përmes një postimi në...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se LVV-ja nuk ka as interesim e as interes për të konstituuar Kuvendin. Në ndalesën e...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme. Ai ka thënë se janë dy blloqe politike, duke akuzuar opozitën...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Grupi më i madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Haxhiu ka dështuar të marrë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar para mediave nëse ka pasur një tjetër takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai...
    Vip20 Gusht 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, prej kohësh është përfolur për një romancë me muzikantin e njohur Patris Berisha....
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar se PDK do të marrë pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.