Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar PDK-në, që gjatë qeverisjes së përbashkët, kishte ngritur mocion mosbesimi, raporton Front Online.
Mirëpo, ai e ka arsyetuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, kjo e fundit ka rrezikuar të prish raportet me SHBA-në.
“Edhe në marrëveshje e kemi pasur se asnjë palë nuk do ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj njëra tjetrës. Kjo ndikoi që LDK ta humb besimin për një koalicion me PDK-në. Te Vetëvendosje është shumë më ndryshe. Vetëvendosjen e kemi paralajmëruar se nëse shkohet më tutje në rrezikimin e raporteve me SHBA-në, e kemi të vështirë ta mbajmë koalicionin”, tha ai në RTK./Front Online