Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate.
Madje ai tha se Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financimin në mes Qeverisë Hoti dhe Amerikës, letra e presidentit Joe Biden, janë sinjali te qarta për çdonjërin në Kosovë.
Ky reagim i Mustafës erdhi pasi Joe Biden dërgoi një letër në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në të cilën deklaroi se njohja në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ndodhë.
SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë.