Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, është pyetur në emisionin Pressing në T7 nëse do të vazhdojë të jetë kryetar i këtij subjekti pas zhvillimeve të fundit.
Mustafa është zgjedhur kryetar i LDK’së në vitin 2019 dhe ka mandatin e tij por për t’u thirrur zgjedhjet e brendshme të reja duhet një konsensus brenda subjektit.
“Unë do të vazhdojë të kryejë detyrat të cilat më ka dhënë Këshilli i lartë i partisë. Jam me mandat të plotë dhe nuk do të ketë zgjedhje të reja”, ka thënë ai.
LDK për momentin mban postin e kryeministrit në Qeveri, ndërsa postin e u.d. të presidentes e mban anëtarja e LDK’së, që është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda subjektit, Vjosa Osmani.
Thirrjet për zgjedhje të reja të brendshme kanë ardhur pasi LDK pësoi humbje në zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës.