Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se pret fitoren e LDK-së në zgjedhjet në Podujevë, raporton Front Online.
Ai është shprehur se kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka besimin e qytetarëve dhe do t’i fitoj zgjedhjet.
“Mendoj që kandidati ynë i plotëson të gjitha kushtet, ka përvojë e ka besimin e qytetarëve. Ai është njeri i besueshëm”, tha ai në RTK./Front Online