×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Do flasim me Listën Serbe, AKR-ja na i ka premtuar votat për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ka pasur luhatje të qëndrimeve ditëve të fundit në Qeverinë e Hotit.

    Së fundi, Lista Serbe ka kërcënuar me dalje nga Qeveria, në rast se vazhdon të ketë mospërfillje, siç ata e quajnë.

    Por, Isa Mustafa nuk e sheh aq të tensionuar situatën në koalicionin qeverisës.

    Si një politikan me përvojë të gjatë, kreu i LDK-së ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për t’u tejkaluar pengesat.

    Mustafa ka përmendur edhe fjalët që qarkullonin se AKR-ja nuk e mbështet Qeverinë me votat e saj, duke thënë të kundërtën.

    “Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim.

    Kishte fjalë se edhe AKR-ja nuk do ta mbështesë Qeverinë. Unë jam informuar nga z. Pacolli, se deputetët e AKR-së e votojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. AKR-ja ka qenë shumë konstruktive dhe mbështetëse në këto procese të rënda që po i kalojmë”, ka thënë Mustafa për Indeksonlinen.

    Nga Rubrika
    Sport14 Gusht 2025
    Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të ri 2025-26. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, i njohur për lidershipin e...
    Sport14 Gusht 2025
    Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të bëjnë diçka të bukur sipas gazetarit të “The Athletic”, Adam Crafton. Pasi triumfuan në Kupën e...
    Sport14 Gusht 2025
    Drita do të përballet sonte në sfidën e dytë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa League kundër Steaua të Bukureshtetit...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për situatën financiare në RTK dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit. Me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nëse e ke mendjen te Berlini, qyteti i kontrasteve, i historisë dhei ritmeve moderne – tani është koha e duhur për të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ramadan Morinës, sot iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për krime të luftës në Kosovë, duke...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B. për veprën penale “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Ata akuzohen “se kanë nxitur...
    Lajme14 Gusht 2025
    Pas emërimit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.