Shpejtim Bulliqi është njëri nga fajtorët kryesorë se pse Kosova ka mbetur pa liberalizim vizash.
Kështu është shprehur kreu i LDK-së, Isa Mustfa. Ai e pati fjalën për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Shpejtim Bulliqi dhe disa ta tjerë na kanë lënë pa liberalizim vizash. Edhe disa që me njërën këmbë kanë qenë në LDK e me tjetrën diku tjetër. Për Vjosen nuk mund të them. Ajo e ka përkrah Bulliqin për demarkacionin dhe me ka kritkuar mua. E Bulliqi është prej faktorëve kryesor për mos liberalizim”, theksoi ai në Rubikon.
Sipas tij votimin e demarkacioni ia kërkoi edhe Amerika.
“Votimin e demarkacionit ma ka kërkuar edhe atë kohë zv/presidenti i SHBA-ve, Joe Biden”, u shpreh ai.