Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arsyetuar heqjen e vijave të kuqe për PDK-në, raporton Front Online.
Ai ka thënë se qytetarët mbështesin secilën parti, andaj edhe duhet të respektojmë votat e qytetarëve.
“Unë jam shprehur se duhet të hiqen vijat e kuqeve ndërmjet subjekteve politike. Ne duhet të kemi parasysh që çdo subjekt politik e ka një numër të përkrahësve dhe ne domosdoshmërishtë duhet ta respektojmë atë votë. Unë nuk e kam përmendur asnjë subjekt politik në mënyrë të veçantë”, tha ai në RTK./Front Online