Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në selinë e partisë.
Ai këtu pritet të zhvillojë në orën 14:00 një takim me grupin parlamentar, shkruan Front Online.
Takimi vjen një ditë pasi kjo parti humbi zgjedhjet në Podujevë, bastionin e saj, duke u mposhtur nga Vetëvendosje.
Mustafa edhe më herët ka pasur takime me grupin parlamentar të LDK-së, veçse ato i ka mbajtur në Kuvend./FRONT ONLINE