Gjatë ditës së sotme në media u publikua lajmi se delegacionit kosovar për bisedime Kosovë-Serbi, në njërën prej vizitave në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumete konfiedenciale.
Pak minuta pas këtij raportimi, u lajmërua anëtari i këtij ekipi, Muhamet Mustafa, i cili mohoi se në Bruksel u vodhën dokumente të shtetit, ai tha se çanta iu vodh atij në të cilën kishte dokumente personale dhe të holla.
E për këtë çështje kanë ardhur reagimet e politikanëve të ndryshëm.
Përmes një postimi në FB ka reaguar edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi.
Ajo me tallje ka thënë se “Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti”.
Derisa e njëjta shton se Hyseni dhe Hoti duhet të tregojnë se kur ka humbur çanta dhe çka ka pasur ajo.
Ky është postimi i saj:
Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.
Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?