×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi: Në këtë qeveri është rutinë të shkelen ligjet

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Ajo ka thënë se lidhur me shkarkimet, gradimet, degradimet e transferet e stafit në MPJD, si parti opozitare kanë dyshuar se me këto procese janë bërë shkelje andaj kanë kërkuar themelimin e një komisioni hetimor lidhur me këtë.

    Ajo në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se materialet e kërkuara nga ministria, nuk i janë dhënë.

    “Materialet të cilat i kemi kërku kanë qenë me kërkesë zyrtare dhe njëkohësisht nga MPJ kemi has në rezistencë, përkundrazi do duhej të kishte bashkëpunim se natyra e komisionit hetimor është që të hetoj në thellësi, të mbykqyren në detaje të gjitha vendimet të cilat mendon dhe vlerëson që janë në kundërshtim me ligjin”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se deputetët e shumicës parlamentare pavarësisht se kanë qenë pjesë e komisionit hetimor kanë refuzuar që të miratojnë listën e dëshmitarëve dhe se shumë herë e kanë penguar edhe mbarëvajtjen e punës së komisionit.

    Musliu- Shoshi ka thënë se ekspertët e angazhuar në komisionin hetimor kanë qenë të propozuar e të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

    Sipas deputetes Musliu-Shoshi, në raportin e punës thuhet se ka pasur shkelje sa i përket transfereve.

    “Transferet me ligj dihet se janë transfere të përkohshme, transfere me interes të institucionit apo transfere sepse një institucion është duke u risistemuar siç ka qenë rasti me ministrin e Diasporës dhe MPJ-së, pra janë disa çështje ku ligji i njeh si transfere janë të ligjshme. Në rastin konkret kemi të bëjmë me transfere të paligjshme”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se në MPJD është transferuar një zyrtar i prokurimit në auditor të brendshëm dhe se kjo është e paligjshme.

    “Me ligjin në funksion e dimë se auditori i brendshëm duhet të jetë i çertifikuar”, ka thënë deputetja e PDK-së.

    Si gjetje tjetër ajo ka thënë se në MPJD kanë gjetur se kanë qenë shtatë drejtori të cilat nuk kanë pasur drejtor dhe se ushtrues detyre ka qenë sekretari.

    “Ushtrues detyre ka qenë sekretari, ushtruesi i detyrës së sekretarit permanent, pra ky person ka mbajtur gjashtë pozita, e ka mbajtur detyrën më shumë se dy vjet”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    Ajo gjithashtu ka thënë se Drejtori i Përgjithshëm i MPJD-së është i larguar jashtëligjshëm nga detyra dhe se për këtë, ka vendim ligjor.

    “Ka vendim për z.Albert Prenkaj, ka vendim që ka qenë i larguar nga puna jashtligjshëm”, ka thënë ajo.

    Pjesë e hetimit të komisionit hetimor deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se ka qenë edhe shkarkimi i ambasadorëve, konsujve të përgjithshë dhe diplomatëve të karrierës.

    Ajo ka thënë si rezultat i mosbashkëpunimit me komisionin hetimor , shkeljet e bëra dhe bojkotin e bërë nga ana e deputetëve të pozitës, kanë ardhur në përfundim se në MPJD është e nevojshme që të bëhet një hetim nga ana e Prokurorisë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ish-drejtori i KEK’ut, Nagip Krasniqi thotë se raportimet për ‘Videon e pornografike të njeriut të afër të Kurtit’, kanë të bëjnë me...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Gjatë këtyre ditëve kemi përpara dy qendra të thella me presion të ulët atmosferik apo dy fronte të fuqishme, të cilat do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...
    Sport19 Nëntor 2024
    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.