×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Qysh po i mbron pushteti shkeljet, duhet t’i kërkojmë falje Adem Grabovcit

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se duke parë se si pushteti po i mbron shkeljet, që Musliu thotë se po i kryejnë zyrtarët e pushtetit, partia e saj, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje ish-deputetit Adem Grabovci.

    Të martën, deputetja e Vetëvendosjes, Jetmira Vrenezi, u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sa ishte zyrtare në Inspektoratin e Prizrenit. Akterë të pushtetit i dolën në mbrojtje duke akuzuar gjykatën për shkelje.

    “Duke e pa se si i mbron pushteti: 1. Ministren që shkel Kushtetutën. 2. Ministren që godet fëmijën me makinë. 3. Ambasadorin që nuk e deklaron pasurinë dhe dyshohet për bartjen e 600 mijë eurove kesh nga shteti në shtet. 4. Deputeten e dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. 5. Skandalin me rrymë. Mendoj se PDK, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje publike Adem Grabovcit”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

    Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, qe shpallur i pafajshëm nga Gjykata Supreme sivjet për rastin e shumëpërfolur si “Pronto”.

    Ai akuzohej për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave që kanë konkurruar në funksione të rëndësishme publike.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kuvendi i Kosovës ka marrë një vendim që të mos i lejojë mediat të rrinë para hyrjes në objekt. Ky vendim, siç...
    Lajme26 Korrik 2025
    Biznesi i pjesëve të makinave që u përfshi nga flakët këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se erdhi si shkak i një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Kodra. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.