Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.
Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjej edhe rrugën për të ardh deri në Kuvend.
“Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.
Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.
Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të.