Analisti Imer Mushkolaj ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7, ku ka folur rreth aktualitetit politik në vend.
Mushkolaj tha se Partia Demokratike e Kosovës po e kërkon postin e Presidentit, dhe sipas tij kjo është e drejtë.
“Duket se PDK po e synon postin e Presidentit, dhe me të drejtë, sepse nëse dikush bëhet pjesë e Qeverisë dhe e mban në këmbë atë Qeveri, me të drejtë e kërkon një post të rëndësishëm. Do të jetë interesant si do të shkohet tutje, a do të heq dorë Ramush Haradinaj për postin e Presidentit, a do të heq dorë PDK’ja, që nuk besoj se do ta bëjë”, ka deklaruar Mushkolaj.
Mushkolaj tha se akomodimi i PDK’së në Qeveri nuk është i lehtë. Sipas Mushkolajt, edhe PDK’ja po lufton për mbijetesë.
Njëfarë forme çështja është për pozita dhe nuk është “hajde të merremi vesh se jemi bllokuar që sa vjet në problemet tona të brendshme. Nëse po e vëreni debatin politik është i tëri për pozita. Po lëviz në akomodimin e kërkesave të PDK’së, por duket se janë më të mëdha, po synon ministri më të rëndësishme. Nuk është i lehtë akomodimi i PDK’së në koalicion, sepse po të ishte, deri më tash PDK do të ishte pjesë e qeverisjes. Edhe PDK e ka këtë koalicion për mbijetesë”, ka thënë Mushkolaj.