×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj krahason dëbimin e Mas me dëbimin e avokates Brently nga regjimi i Milosheviqit

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se letra e profesorit me renome të Universitetit Yale, James Silk, drejtuar institucioneve shtetërore për vendimin për dëbim nga Kosova të avokatit për të drejta të njeriut, Tienmu Ma, është vërtet për t’u brengosur.

    “Me gjithë periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, të drejtat e njeriut janë boshti më i rëndësishëm i shtetësisë sonë. Jo vetëm që Kushtetuta jonë i vë të drejtat e njeriut në vend qendror, por edhe rrugëtimi ynë deri në çlirim nga Serbia dhe rruga e gjatë e mundimshme për krijim të shtetit dhe peripecitë nëpër të cilat po kalojmë gjatë ndërtimit të shtetit është ngushtë, shumë ngushtë e lidhur me të drejtat e njeriut”, ka theksuar Mushkolaj, në një përgjigje për KOHËN. Sipas saj, secila fazë e rëndësishme e historisë së re të Kosovës është mbështetur nga puna e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

    “Secili që ka qenë dëshmitar i ngjarjes ndër më të mëdhatë të historisë sonë, shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, dhe në këtë përvjetor të tridhjetë ka pasur rast që të përcjellë përmes medieve atë ngjarje, ka pasur rastin ta shohë një grua të verbër me qenin e saj përcjellës, së bashku me delegatët e atëhershëm të Kosovës. Ajo grua ishte avokate e njohur britanike/amerikane, mbrojtëse e paepur e të drejtave të njeriut, Eva (Brently) Eliasz. Veprimtaria e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës i kishte kushtuar shumë për shëndetin e saj”, ka treguar Mushkolaj.

    Menjëherë pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, ajo ishte arrestuar së bashku me qenin e saj ndihmës, ishte keqtrajtuar edhe ajo edhe qeni i saj dhe dokumentet amerikane i ishin grisur.

    “Të nesërmen regjimi i Milosheviqit e kishte dëbuar atë nga shteti dhe e kishin shpallur persona non-grata. Znj. Eva, tashmë e ndjerë, asnjëherë nuk kishte pushuar të punonte për të drejtat e njeriut dhe ishte edhe kontribut i saj jehona që bëri në botë shkelja e të drejtave të njeriut që bëhej në Kosovë në fund të viteve të tetëdhjeta dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Ishte gjithashtu edhe kontribut i saj Deklarata e OKB-së për mbrojtësit e të drejtave të njeriut (1998), e miratuar unanimisht nga OKB-ja me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Deklaratës së përgjithshme të OKB-së për të drejtat e njeriut, mbi frymën e së cilës është hartuar Kushtetuta jonë dhe e cila i prin kapitullit 2 të Kushtetutës sonë”, ka deklaruar Mushkolaj. Sipas saj, është veprim i paarsyeshëm, i pafalshëm dhe injorancë fatale, që sot, 30 vjet pas dëbimit të Eva Brentlyt nga kjo tokë, “një shtet i ri, i lirë, i ndërtuar në këtë tokë, të bërë edhe me kontributin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të dëbojë një mbrojtës të dëshmuar të të drejtave të njeriut, avokatin e të drejtave të njeriut, z. Tienmu Ma”. “Njësoj, si atëherë, për hakmarrje”, ka përfunduar ajo.

    KOHA të enjten raportoi se Kosova mund të bëhet subjekt i një hetimi nga Raportuesi Special i OKB-së mbi situatën e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, për shkak të dëbimit të juristit të të drejtave të njeriut dhe avokatit Tienmu Ma, i cili ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, bazuar në paralajmërimin që ka dhënë profesori i të drejtave të njeriut James Silk nga Universiteti Yale, në një letër që ia ka dërguar kryeministrit Hoti, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.