Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, në të cilët për herë të parë i ka humbur LDK-ja që ka qeverisur me këtë komunë përgjatë 20 vjetëve.
“Humbja e Komunës së Podujevës, e cila është udhëhequr është goditje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ka qeverisur për shumë vjet”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.
Njëjtë është shprehur edhe analisti tjetër, Arton Demhasaj.
“Humbja në Podujevë duhet faturuar krerëve të LDK-së, të cilët më shumti vijnë nga Llapi dhe Gollaku”, ka thënë Demhasaj.