×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murtezaj: Pagesa e tatimeve nga këngëtarët është rritur nga 800 mijë në rreth 2 milionë euro

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj,  ka thënë se gjatë vitit të kaluar është shënuar rritje e qarkullimit të deklaruar në ATK nga ana e këngëtareve dhe grupeve muzikore.

    Sipas tij nga plani që ka vepruar ATK-ja, qarkullimi i deklaruar i cili ka qenë 10 milion euro ka arritur deri në 20 milion euro, sa i përket pagesave të tatimit Murtezaj ka thënë se ka pasur rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milion euro, nga kategoria e këngëtareve dhe grupeve muzikore.

    “Nuk e kisha quajtur fushatë, ky është një aktivitet. Ka qenë në të kaluarën një aktivitet i ATK-së që e ka trajtuar, mirëpo vitin e kaluar përmes projektit ne e dim që ka pasur një fokus më të theksuar të monitorimit të realizimit të të hyrave nga ana e kësaj kategorie të bizneseve. Në të njëjtën kohë të detyrimeve që ata kanë pasur dhe kanë në raport me pagesën e tatimeve. Si rezultat i atij plani specifik, të monitorimit është arritur që gjatë vitit të kaluar të shënohet një rritje e qarkullimit të deklaruar nga ana e tyre, nga 10 milion në mbi 20 milion euro. Apo diku mbi 100 për qind. Po ashtu edhe pagesa e tatimeve ka pasur një rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milion euro nga kjo kategori e këngëtareve dhe grupeve muzikore”, ka thënë ai, për EO.

    Murtezaj ka thënë se ka pasur raste ku këto grupe nuk kanë deklaruar saktë të hyrat e tyre dhe përmes kontrolleve ATK-ja është duke bërë vlerësimin e tyre.

    “Përkundër kësaj rritje të dhënat tona tregojnë se në raste të caktuara ka këngëtar të caktuar, grupe muzikore të cilat nuk kanë raportuar saktë të hyrat e tyre dhe ne tani përmes kontrolleve jemi duke i bërë vlerësimet tatimore, vlerësime këto që po prodhojnë rezultate”, tha ai.

    Murtezaj ka thënë se dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milion euro, që  në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar është një rritje mbi 19 për qind të hyrave tatimor.

    “Për dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milion euro, që nëse e shohim në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar kemi një rritje mbi 19 për qind të hyrave tatimore. Kjo rritje po vazhdon të ketë një trend të njëjtë pothuajse një rritje të vazhdueshme për rreth 20 për qind të të hyrave me periudha të njëjta të viteve paraprake. Kjo është një indikator pozitiv i cili tregon një përformacë të suksesshme të ATK-së”.

    “Në rastet kur identifikohet një nën deklarim apo shmangie tatimore, përveç ndëshkimeve administrative që merren në të njëjtën kohë procedohen për çështje penale kur ka një shmangie një vlerë më të lartë. As një herë nuk ka qenë dhe nuk është fokusi i ATK-së të gjobitet as kush”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka vlerësuar se testi për licencën e avancuar të mësimdhënësve, i zhvilluar nga Ministria e Arsimit, është...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumr Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Han të Elezit. Ai ka thënë se Hani i...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim në qytetin e Ferizajt. Numër i...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...
    Vip12 Janar 2025
    Ish-banorja e BBVK 2, Kader Kicaj, ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut. Bukuroshja nga Prizreni ka publikuar disa...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Kaçanikut. Abdixhiku vlerësoi lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.