×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi nuk është grumbulluar me Mallorcan për ndeshjen e rëndësishme ndaj Valencias

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Vedat Muriqi do t’i mungojë Mallorcas për duelin e rëndësishëm ndaj Valencias që luhet të dielën nga ora 18:30 në “Mestalla”.

    Ajo ndeshje i takon xhiros së 29-të të La Ligas, por Mallorca nuk do të mund të ndihmohet nga Muriqi.

    Lajmi për mungesën e tij është konfirmuar nga klubi të shtunën.

    Në njoftimin për lojtarët e ftuar për duelin ndaj Valencias, vetëm është përmendur se Muriqi, Robert Navarro dhe Cyle Larin, do të mbeten në ishull dhe nuk do të udhëtojnë.

    Por, nuk është njoftuar për ndonjë lëndim.

    Muriqi para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve e kishte shënuar golin e pikëve të plota nga penalltia, në fitoren 2:1 ndaj Espanyolit.

    Më pas i ishte bashkuar Kosovës për ndeshjet e plejofit të Ligën B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

    Në duelin e parë, Muriqi kishte luajtur 88 minuta në fitoren 2:1 të Kosovës në Prishtinë, kurse në Murcia të Spanjës, Muriqi realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1.

    Muriqi në 25 ndeshjet e edicionit aktual me Mallorcan i ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime.

    Nga Rubrika
    Sport01 Prill 2025
    Barcelona synon të sigurojë finalen e Copa del Rey, teksa të mërkurën përballet me Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales...
    Sport01 Prill 2025
    FC Drenica ka njoftuar se e ka liruar nga detyra trajnerin Arsim Thaqin, ndonëse aktualisht gjendet në krye të tabelës së Ligës...
    Sport01 Prill 2025
    Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për meshkuj. Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të propozimit...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në...
    Lajme01 Prill 2025
    Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në ligjin “për të huajt” për të lehtësuar punësimin e punonjësve të huaj, veçanërisht nga Filipinet dhe...
    Lajme01 Prill 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Sekretarin e Jashtëm...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    UNICEF thotë se të paktën 322 fëmijë raportohet të jenë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën në Gaza dy javë më parë....
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh kandidatëve të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve, duke i udhëzuar ata që të respektojnë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.