Vedat Muriqi është lidhur me një rikthim në Superligën e Turqisë.
Klubi ku trajner është Jose Mourinho, Fenerbahce është mjaft e interesuar ta rikthejë në radhët e veta sulmuesin kosovar.
Megjithatë, Muriqi thotë se Mallorca nuk do të marrë parasysh asnjë ofertë momentalisht.
Për AS, “pirati” tha se klubi ishullor nuk dëshiron që unë të largohem tani, teksa u shpreh i lumtur.
“Në Turqi më njohin mua, drejtorët e klubeve dhe trajnerët e dinë se çfarë kontribuoj në çdo ekip. Prandaj them se ka diçka të çuditshme për nënshkrimet e janarit apo verës, jo vetëm në Turqi, por në përgjithësi. Mallorca është e mbyllur për çdo ofertë për këtë çështje. Ata nuk duan të dëgjojnë asnjë, as me gojë e as me shkrim. Kjo ndodhi edhe tani. Prandaj nuk e shoh të mundur që të largohem deri në merkaton e verës tjetër, jam i lumtur”, është shprehur Muriqi.